Më 14 shtator u zhvillua në Gjenevë mbledhja e 45-të e Këshillit të të Drejtave të Njeriut pranë OKB-së. Me ndikimet e COVID-19, mbledhja zhvillohet e ndërthurur “online” dhe “offline”. Zyrtarja e lartë e posaçme e OKB-së për të drejtat e njeriut Michelle Bachelet vuri në dukje se përpara krizave të shumta, si COVID-19, njerëzimi duhet ta përballojë me duart bashkë.
Bachelet vuri në dukje që COVID-19 ka shkaktuar ndikime të rënda sociale dhe ekonomike në Amerikë si dhe theksoi urgjencën e zgjidhjes së pabarazisë serioze rajonale.
“Mënyra e vetme për rimëkëmbje të qëndrueshme është zgjidhja e çështjeve themelore, si pabarazia, përjashtimi dhe diskriminimi. Shtimi i demokracisë është i rëndësishëm si mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe kjo mund të përballojë dhunën në rritje në këtë rajon,” tha Bachelet.
Sipas raportit epidemiologjik të publikuar më 14 shtator nga OBSh-ja, javën e kaluar pati mbi 1.8 milionë raste të reja të konfirmuara COVID-19 dhe 40 mijë e 600 vdekje në mbarë botën. Rajoni i Amerikës është ende rajoni me numrin më të madh të rasteve të reja të konfirmuara. Që nga data 14, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara vetëm në SHBA dhe Brazil është afro 11 milionë.
Në këtë moment kritik, kur varfëria dhe tensioni po rriten dhe njerëzit janë të etur për të përmirësuar jetën e tyre, normat e të drejtave të njeriut mund të ndihmojnë vendet të lehtësojnë pakënaqësinë, të sigurojnë mbrojtjen e duhur, të vendosin një themel të fortë për zhvillim dhe siguri dhe mund të sigurojnë drejtësi, liri dhe të drejtat.
“Njerëzimi po përballon shumë kriza. Unë besoj fort që ne mund t'i përballojmë sfidat aktuale së bashku dhe të përpiqemi që shoqëria jonë të parandalojë më mirë fenomenin e padrejtësisë. Tani është koha për të filluar veprim,” tha ajo.
Mbledhja e 45-të e Këshillit të të Drejtave të Njeriut pranë OKB-së zhvillohet nga 14 shtator deri më 6 tetor. Për të përballuar më mirë sfidat e shkaktuara nga COVID-19, në ditën e parë të mbledhjes, u zhvillua seminari tematik për ndikimet e shkaktuara nga COVID-19 ndaj të drejtave të njeriut.(Jiang Lei/Albana)