Kina mirëpriti të hënën miratimin me shumicë dërrmuese në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të një rezolute për trajtimin e pandemisë, duke theksuar se multilateralizmi dhe bashkëpunimi pranohen gjerësisht si mënyra e vetme për të trajtuar sfidat globale.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin tha në përgjigje të votimit të së premtes se organizata me 193 anëtarë e miratoi rezolutën me 169 pro dhe 2 kundër. Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli ishin dy vendet e vetme që e kundërshtuan rezolutën.
Në rezolutë theksohet se pandemia paraqet "një ndër sfidat më të mëdha globale në historinë e Kombeve të Bashkuara" dhe bëhet thirrje për "bashkëpunim dhe solidaritet të intensifikuar ndërkombëtar për të kontrolluar, zbutur dhe kaluar pandeminë dhe pasojat e saj".
Miratimi me shumicë dërrmuese i rezolutës, sipas Wang, tregon se virusi mund të mposhtet vetëm nëpërmjet unitetit dhe bashkëpunimit, gjë që pranohet gjerësisht nga bashkësia ndërkombëtare.
"Një kauzë e drejtë ka shumë kontribuues, ndërsa një e padrejtë gjen pak ndjekës," vuri në dukje Wang, duke iu referuar dështimit të ShBA përe bllokimin e rezolutës. Ai shtoi se tërheqja e ShBA-së nga organizatat ndërkombëtare dhe sabotimi prej saj i bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër COVID-19 janë jopopullore. (Vera/Artan))