Austria ka hyrë në valën e dytë të infektimeve me koronavirus, deklaroi të dielën kancelari Sebastian Kurz, ndërkohë që numri i rasteve pozitive sa vjen dhe rritet. Austria numëron 33 000 raste dhe 750 të vdekur që prej fillimit të pandemisë. Ai njoftoi një ashpërsim të masave duke përfshirë mbajtjen e maskave dhe grumbullimet publike, për të ulur kurbën.
Duke nisur nga e hëna, maskat, që deri tani ishin të detyrueshme në supermarkete dhe në transportin publik, do të jenë tashmë në të gjitha dyqanet dhe ndërtesat publike. Kurz paralajmëroi se nëse numri i rasteve do të vazhdojë të rritet, ai nuk përjashtonte masa të reja, por shprehu shpresën për të shmangur një kufizim të dytë, bën të ditur ATSH