Franca kaloi pragun e 10 000 rasteve të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, një rekord që prej fillimit të testimeve në shkallë të gjerë në vend, sipas të dhënave të publikuara sot nga Shëndeti publik i Francës, cituar nga ATSH. Shkalla e pozitivitetit mbetet e qëndrueshme në 5,4%, dhe 17 persona kanë humbur jetën në spital brenda 24 orëve.Në total, 30 910 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 që prej fillimit të epidemisë në Francë dhe prej gjashtë muajsh janë kryer 10 milionë testime.