Zv.kryeministri kinez Liu He bëri thirrje në një dialog të nivelit të lartë Kinë-BE që të dy palët të përballojnë bashkërisht sfidat në epokën digjitale.

Në këtë dialog u diskutuan probleme si standardet e teknologjisë së komunikimit, inteligjenca artificiale dhe siguria e produkteve joushqimore.

Të dy palët theksuan se teknologjia digjitale ushtron një ndikim të madh mbi zhvillimin ekonomik e shoqëror dhe qeverisjen globale, si edhe luan një rol të rëndësishëm në luftën globale kundër COVID-19.

Pjesëmarrësit diskutuan gjithashtu mbi përgatitjet për videokonferencën Kinë-Gjermani-BE, që pritet të zhvillohet të hënën. (Wang Lei)