Raporti i fundit i lëshuar bashkërisht nga Akademia Amerikane e Pediatrisë dhe Shoqata e Spitaleve për Fëmijë tregon se që nga shpërthimi i koronavirusit të tipit të ri, më shumë se 500 mijë fëmijë në Shtetet e Bashkuara janë diagnostikuar me COVID-19, ndërkohë që kohët e fundit numri i rasteve te fëmijët është rritur me shpejtësi.

Të dhënat tregojnë se që nga 3 shtatori, Shtetet e Bashkuara kanë raportuar gjithsej 513,415 raste të konfirmuara me COVID-19 tek fëmijët dhe rreth 680 të infektuar për 100 mijë; dhe në dy javë nga 20 gushti deri më 3 shtator, numri i rasteve u rrit nga 442,785 në 513,415, një rritje prej më shumë se 70 mijë rastesh ose një rritje prej 16%. Në 9 shtete, ka mbi 15 mijë raste të konfirmuara me COVID-19 te fëmijët.

Sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë, duket se rastet e rënda të COVID-19 tek fëmijët janë shumë të rralla, por shtetet duhet të vazhdojnë të raportojnë informacione të hollësishme mbi testimin e COVID-19, diagnozën, pranimet e pacientëve, vdekshmërinë te grupmoshat dhe etnitë e ndryshme, në mënyrë që ata të vazhdojnë të regjistrojnë dhe monitorojnë efektet e epidemisë së COVID-19 ndaj fëmijëve.(Vera/Albana)