Zyrtarët e OBSh-së kanë vlerësuar arritjet e Kinës në luftën kundër COVID-19.
Drejtori i Programit të Emergjencave Shëndetësore Michael Ryan thotë:
“Ne shprehim urime për punonjësit e frontit të parë dhe të lagjeve të banimit në Kinë, pasi kanë pasur një rezultat kaq të suksesshëm.”
Zyrtari i lartë i OBSh-së i tha këto pasi në Kinë për më shumë se dy javë nuk ka pasur asnjë rast të brendshëm infektimi nga COVID-19. Të gjitha rastet janë me burim nga jashtë.
Ndihmësdrejtorja e përgjithshme e OBSh-së Mariangela Simao thotë që kjo organizatë po bashkëpunon me Kinën në shumë drejtime, si shpërndarja e informacioneve.
“OBSh-ja po punon bashkë me autoritetet rregullatore të Kinës dhe ne mbajmë kontakte të drejtpërdrejta e paraqesim informacionet dhe kërkesat për miratimin ndërkombëtar të vaksinave,”thotë Simao.
Falë gjendjes së përmirësuar epidemike, shkollat në Kinë janë rihapur dhe një numër panairesh janë në zhvillim, duke përfshirë Panairin Ndërkombëtar të Tregtisë së Shërbimeve të Kinës, që po zhvillohet në Pekin.(Jiang Lei)