Ministri britanik i Shëndetësisë Matt Hancock shprehu shqetësim mbi rritjen e shpejtë të rasteve të reja të COVID-19 në Britani.
Rreth 300 raste të reja infektimi nga COVID-19 u raportuan të dielën në mbarë vendin, rritja më e madhe që nga maji.
Hancock-u bëri të ditur se rritja e rasteve është kryesisht tek të rinjtë, duke theksuar nevojën për të ruajtur distancimin social.
Ritmet e rritjes ditore të rasteve kanë filluar të shtohen javët e fundit, megjithëse numri i pacientëve në spital dhe i vdekurve mbetet ende i ulët.
Të shtunën u raportuan dy të vdekur, duke e çuar numrin e përgjithshëm në mbi 41 500.
Hancock-u tha se qeveria do të vazhdojë të përdorë mbylljet vendore për të ndihmuar në ndalimin e shpërthimeve të reja.(Li Huailiang)