Bashkimi Evropian ka nënshkruar një kontratë me gjigantin farmaceutik britanik AstraZeneca për të siguruar një vaksinë të mundshme COVID-19 për të gjitha vendet anëtare të saj.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian Tim McPhie tha se vaksina kandidate e AstraZeneca-s tashmë po i afrohet përfundimit pas provave klinike dhe rezultoi e sigurt për përdorim.

Kontrata gjithashtu lejon që vaksinat të dhurohen në vendet më të varfëra ose të ridrejtohen në vendet e tjera evropiane.

Gjithashtu, Komisioni Evropian zhvilloi bisedime me prodhuesit e tjerë të vaksinave përfshirë Sanofi-GSK, Johnson & Johnson dhe CureVac. (Albana)