Italia ka nisur testimin klinik të një vaksine të zhvilluar në vend kundër COVID-19.
Në program do të përfshihen 90 vullnetarë të përzgjedhur nga kërkuesit.
Faza e parë e eksperimentimit do të zgjasë deri vitin e ardhshëm.
Kohët e fundit, rastet në Itali janë shtuar me një ritëm të shpejtë dhe mendohet të jenë shkaktuar pjesërisht nga të rinjtë që ktheheshin nga pushimet verore në vendet e tjera të Evropës.
Të hënën u raportuan 757 raste të reja.(Zhan Dian/Albana)