Ish-kryeministrja ukrainase Yulia Tymoshenko ka rezultuar pozitive në testimin për koronavirusin dhe gjendja e saj shëndetësore paraqitet serioze. Lajmi u bë publik nga zëdhënësja e saj, e cila nuk dha hollësi të mëtejshme nëse Tymoshenko ndodhet në spital ose jo.
Tymoshenko, 59 vjeç, ka shërbyer në dy mandate si kryeministre e Ukrainës para se të humbte në zgjedhjet presidenciale të vitit 2010.
Në vitin 2011, ajo vuajti një dënim prej 7 vitesh burg për shkak të abuzimit me detyrën, akuzë që ajo e ka mohuar dhe e ka quajtur si të motivuar politikisht.
Deri tani, Ukraina ka regjistruar mbi 104 mijë raste të konfirmuara me koronavirus dhe mbi 2200 viktima. (Xu Guang/Albana)