Gjiganti anglo-australian i minierave “BHP” tha të martën se Kina do të jetë ekonomia e vetme kryesore që do të ketë rritje këtë vit, ndërsa vijon rimëkëmbja e koronavirusit në vendet e zhvilluara, raportoi “South China Morning Post”.
Në raportin e tij të plotë të të ardhurave, BHP-ja parashikoi që Kina do të mbulojë pjesën më të madhe të rritjes globale në disa vite të ardhshme, ndërkohë që vendet e zhvilluara nuk do të kenë rimëkëmbje deri në vitin 2021.
"Ndërsa perspektiva për vitin 2021 mbetet e pasigurt, brenda skenarëve që ne konsiderojmë, synojmë që ekonomia botërore të rritet në mënyrë të qëndrueshme gjatë vitit," sipas BHP.
"Sidoqoftë, do të ketë një ndryshim të konsiderueshëm në nivel vendi," thuhet në raport. (Albana)