Presidenti amerikan Donald Trump u ka kërkuar universiteteve të vazhdojnë rihapjen e kampuseve të tyre, pavarësisht numrit të lartë të rasteve me COVID-19 te studentët në të gjithë vendin.

Sidoqoftë, disa universitete po rishikojnë planet e tyre për t’u rihapur për semestrin e vjeshtës, pasi u regjistruan disa shpërthime menjëherë pas kthimit të studentëve në kampus. Universitetet, përfshi Universitetin e Karolinës së Veriut në Chapel Hill, Universiteti i Notre Dame dhe Universiteti Shtetëror i Michiganit, kanë vendosur me radhë që të ndalojnë shumicën e orëve mësimore në auditore në vjeshtë.
Numri i rasteve të COVID-19 midis të rinjve në Shtetet e Bashkuara është rritur ndjeshëm kohët e fundit. Sipas ekspertëve, faktorët që përfshijnë shtimin e të prekurve tek të rriturit, grumbullimet mes adoleshentëve dhe kthimi në shkollë gjatë pandemisë, mund të shkaktojnë në shkallën e lartë të infektimeve. (Albana)