Drejtori rajonal i OBSh-së për Europën Hans Kluge i ka nxitur njerëzit të përgatiten për të bashkëjetuar me COVID-19 dhe të mos varen te vaksina për t'i dhënë fund pandemisë.

Komisioni Europian planifikojnë të blejë së paku 300 milionë doza të vaksinës së mundshme të COVID-19 të prodhuar nga "AstraZeneca", siç kanë bërë tashmë edhe SHBA-ja dhe vendet e tjera të pasura.

Kluge sugjeron që njerëzit duhet të ndryshojnë zakonet e tyre për të parandaluar infektimin dhe të mësohen që të bashkëjetojnë me virusin:

“As vaksina nuk do t'i japë fund pandemisë. Fundi i pandemisë do të jetë ajo ditë kur çdonjëri prej nesh të mbajë përgjegjësi dhe të mësojë si të sillet përballë virusit. Kjo varet nga ne e ajo ditë mund të jetë edhe nesër".

Mbi 3 milionë raste dhe mbi 205 mijë vdekje nga virusi janë shënuar në Europë, ndërsa ka shqetësime për një valë të dytë me shtimin e infektimeve në Spanjë dhe Francë.

Kluge i nxiti të rinjtë të jenë të kujdesshëm lidhur me përhapjen e virusit, meqë të dhënat tregojnë se rastet e infektimeve ndër ta janë rritur me 26 mijë në ditë në vendet europiane.

Një studim global vë në dukje që grupmosha 15-24 vjeç zinte 15 % të rasteve të përgjithshme të infektimit nga COVID-19 në korrik, nga 4.5 % në shkurt. (Jiang Lei/Artan Goga)