Për arsye të përkeqësimit të situatës së koronavirusit të ri, Greqia ka forcuar kufizimet për udhëtarët që hyjnë në këtë vend.
Çdokush që shkon në Greqi me aeroplan nga Spanja, Holanda, Belgjika, Çekia dhe Suedia duhet të paraqesë provën e testimit negativ mbi koronavirusin e ri, të bërë brenda 72 orëve para mbërritjes.
Fabrizio Aversa, një turist nga Belgjika, tha: "(Nuk më pëlqen) fakti që u njoftua në mënyrë të shpejtë, brenda një kohe shumë të shkurtër. E pranoj plotësisht masën dhe mendoj se ishte e nevojshme, por s'mund të merret brenda një kohe kaq të shkurtër. Kjo është e papranueshme."
Prova e testimit negativ gjithashtu do të jetë e nevojshme për të gjithë ata që të hyjnë në vend nëpërmjet pikave tokësore, duke përfshirë edhe qytetarët grekë dhe ata që kanë leje të përhershme qëndrimi në Greqi.
Rastet e konfirmuara të koronavirusit në Greqi janë mbi 7 000 dhe numri i vdekjeve ka arritur në 228. (Çang Çuo)