Italia ka filluar testimin për COVID-19 të të gjithë atyre që mbërrijnë në aeroportet e saj nga katër vende të Mesdheut, pas një rritjeje të rasteve me burim nga jashtë.
Javën e kaluar, ministri italian i Shëndetësisë nxori një urdhër për testimin e të gjithë udhëtarëve që vijnë në Itali nga Kroacia, Greqia, Malta dhe Spanja.
Funksionari vendor i shëndetësisë Alessio D'Amato thotë se kjo është pjesë e përpjekjeve për të siguruar ndjekjen e rregullave, për të penguar përhapjen e koronavirusit:
"Të gjithë duhet të ndjekin rregullat dhe të tregojnë kujdes, sepse kjo është mirë për ne dhe për të dashurit tanë. Nuk mund të vazhdosh për pesëmbëdhjetë ditë pa rregulla dhe të shkosh të kërcesh në klube. Prandaj operatorët tanë po bëjnë teste."
Pushuesit nga jashtë vendit kanë sjellë një rritje të re të rasteve të koronavirusit në Itali në javët e fundit.
Të shtunën, numri ditor i infeksioneve të reja i kaloi 600 për herë të parë që nga maji.