"Tani nuk kemi informacion të mjaftueshëm për vlerësimin e përdorimit më të gjerë të vaksinës ruse kundër COVID-19 dhe OBSh-ja është në kontakt me palët përkatëse të Rusisë për më shumë informacion," tha të mërkurën në një konferencë shtypi këshilltari i lartë i sekretarit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Bruce Alyward.

Më 11 gusht, presidenti rus Vladimir Putin shpalli miratimin e përdorimit të "vaksinës së parë COVID-19 në botë", e studiuar me sukses nga Rusia. Sipas medieve ruse, autoritetet vendëse po negociojnë me vendet e tjera për nënshkrimin e marrëveshjes së prodhimit dhe shitjes së vaksinës.

Sekretari i përgjithshëm i OBSh-së Tedros Adhanom Ghebreyesus paralajmëroi në konferencë shtypi se kërkesa e madhe e botës për vaksinën e sigurt dhe efektive mund të shkaktojë konkurrencën mes vendeve dhe rritje të çmimit të vaksinës.

Ai u bëri thirrje vendeve të ndryshme që të ofrojnë më shumë kapital për planin e "Qasjes ndaj Mjeteve të COVID-19", e nisur në prill nga OBSH-ja dhe disa grupe bamirëse në prill. Ky plan përfshin 9 lloje vaksinash që ndodhen në fazën e dytë ose të tretë të testimit. Vendet që përfshijnë afro 70% të popullsisë botërore morën pjesë në këtë plan ose kanë shprehur dëshirën për pjesmarrje. Shefi i OBSh-së tha se ky është plani i vetëm global për garantimin e shpërndarjes së barabartë të mjeteve antiepidemike.

Bruce Alyward bëri të ditur se vaksina ruse nuk përfshihet në këtë plan.(Xu Guang)