Kryeeksperti për sëmundjet infektive i ShBA-së, dr. Anthony Fauci, ka theksuar nevojën për të ndjekur udhëzimet dhe masat mbrojtëse lidhur me COVID-19, që fëmijët të kthehen në shkollë muajin tjetër.

Dr. Fauci u bëri thirrje shteteve ku ka pasur rritje të rasteve të virusit, të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të ndaluar virusin nëse duan të rihapin shkollat.

Deri të enjten rastet e COVID-19 në ShBA i kanë kaluar 5.2 milionët, ndërsa numri i vdekjeve ka arritur mbi 166 000. (Fang Xiaoyu)