Franca ka njoftuar se do të dërgojë dy avionë luftarakë dhe fregatën "Lafayette" në Mesdheun Lindor.
Përforcimet pasojnë acarimin e tensioneve midis Turqisë dhe Greqisë lidhur me kërkimet për energji në këtë zonë.
Ministria franceze e Forcave të Armatosura tha se prania ushtarake synon të forcojë vlerësimin autonom të situatës dhe të përforcojë lirinë e lëvizjes dhe sigurinë e lundrimit detar të Francës në Mesdhe.
Ajo shtoi se ushtria franceze ka zhvilluar stërvitje me forcat greke pranë ishullit jugor të Kretës.
Të hënën Turqia dërgoi një anije kërkimore dhe dy anije ndihmëse ushtarake në rajonin e diskutueshëm.
Ministria e Jashtme e Greqisë e përshkroi këtë lëvizje të Turqisë si një përshkallëzim serioz. (Fang Xiaoyu)