Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) është shprehur se zbatimi i planit të Libanit për përballimin e COVID-19 është bërë më i vështirë pas shpërthimit masiv në kryeqytetin e vendit Bejrut.
Përfaqësuesi i OBSh-së në Liban Iman Shankiti tha: "Kemi vënë re se, pas shpërthimit, njerëzit kanë ndaluar marrjen e ndonjë mase mbrojtëse lidhur me COVID-19."
Një ushtar libanez shpërndau materiale ndihmëse
Libani njoftoi të martën një numër rekord ditor prej mbi 300 të prekurish nga COVID-19 dhe shtatë të vdekur prej virusit.
OBSh-ja bëri thirrje javën e kaluar për dhënien e 15 milionë dollarëve amerikanë për të përmbushur nevojat urgjente shëndetësore në Liban, ku sektori i shëndetësisë ka qenë nën tension si pasojë e mungesës së furnizimeve mjekësore. (Wang Lei)