Fondin Rus i Investimeve të Drejtpërdrejta, që financoi një vaksinë për COVID-19 të bërë nga një kompani në Moskë - vaksina e parë e COVID-it në botë që pritet të miratohet - ka vënë në dukje se bashkëpunimi ndërkombëtar është i rëndësishëm në luftën kundër virusit.
Drejtuesi i këtij Fondi Kirill Dmitriev tha:
"Ne besojmë se vendet e ndryshme duhet të punojnë së bashku, me qëllim që të ndahen të dhënat. Besojmë po ashtu se pengesat artificiale ndaj dijes ose konkurrenca e padrejtë janë negative për botën."
Dmitrievi deklaroi gjithashtu se COVID-19 është një armik i përbashkët i njerëzimit dhe se njerëzit në mbarë botën duhet t'i lënë mënjanë dallimet dhe të qëndrojnë të bashkuar përballë epidemisë.
Ai u shpreh se hapi i ardhshëm do të jetë prodhimi në masë dhe shpërndarja efikase e vaksinës, duke shtuar që Rusia është e hapur për krijimin e partneriteteve me vendet e tjera dhe për të zgjeruar rrjetin e vet të tanishëm të bashkëpunimit. (Artan Goga)