Britania e Madhe ka raportuar tkurrjen më të madhe ekonomike ndër të gjitha ekonomitë kryesore deri tani.

Ekonomia e saj u tkurr 20.4% nga prilli në qershor gjatë kohës më serioze të karantinës.

Të dhënat zyrtare tregojnë që ekonomia e gjashtë e botës ka hyrë në recesion pasi është tkurrur për të dytin tremujor radhazi.

Javën e kaluar, Banka e Anglisë parashikoi se rikthimi në gjendjen e kaluar mund të zgjasë deri në tremujorin e fundit të vitit 2021 dhe paralajmëroi se papunësia ka gjasa të shënojë një rritje të mprehtë.(Xu Guang/Albana)