Zyra e OBSH-së për Europën do të formojë Komisionin Mbareuropian për Shëndetësinë dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, për të shqyrtuar politikat me përparësi gjatë epidemisë së COVID-19.
Komisioni pritet të identifikojë dhe shqyrtojë provat e tanishme për pandeminë dhe të bëjë sugjerime lidhur me investimet e reformat, për të forcuar sistemet shëndetësore.
Sipas planit, komisioni i ri do ta mbajë mbledhjen e parë më 26 gusht, ndërsa pritet ta përfundojë punën dhe ta paraqesë raportin e vet përfundimtar në shtator 2021.