Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se heqja e kufizimeve lidhur me COVID-19 do të shkaktojë rigjallërimin e sëmundjes.
Drejtori i Emergjencave i OBSh-së, dr. Mike Ryan, tha se virusi nuk po tregon shenjat e modeleve stinore, ndryshe nga viruset e tjera, si ai i gripit:
“Ky virus nuk ka shfaqur asnjë model stinor deri më tani. Është e qartë që, nëse zbut presionin ndaj virusit, ai kthehet përsëri. Ky është realiteti. Ky është fakti. Mund ta quani atë valë të dytë, kulm të dytë, ose shpërthim, si të doni. Por nëse zbut presionin ndaj virusit, ai rikthehet.” (Fang Xiaoyu)