Pak ditë më parë, drejtori i Institutit të Studimeve Kineze pranë Universitetit Fudan, Zhang Weiwei tha në një intervistë për televizionin Dongfang të Shangait se gjatë luftës antiepidemike, kinezët kanë treguar një karakter pozitiv, gjë që shtoi vetëbesimin e popullit kinez për vlerat dhe kulturën kineze, por nga ana tjetër ofroi kontributin kinez për vlerat e përgjithshme të njerëzimit.
Zhang Weiwei tha se virusi nuk ka kufi dhe nuk ka dallim race. Ai është sfidë e përbashkët e njerëzimit. Komuniteti ndërkombëtar duhet të bashkëpunojë për ta fituar këtë sfidë. Në këtë epidemi, njerëzit kanë kuptuar që “komuniteti i fateve të përbashkëta të njerëzimit” është bërë një ekzistencë objektive dhe një gjë e natyrshme. Nga aspekti afatgjatë, mund të shohim që kjo mund të jetë një zgjedhje e drejtë dhe një rrugë e duhur për njerëzimin.