Drejtori i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të ShBA-së e ka pranuar se vendi i tij ka qenë i ngadaltë në njohjen e kërcënimit të koronavirusit nga Evropa.

Administrata e Trump-it ndaloi udhëtimet nga Europa në fillim të marsit, por sipas Robert Redfield-it, në atë kohë ndoshta 60 mijë njerëz ishin kthyer çdo ditë nga Evropa gjatë dy ose tre javëve.

Ai gjithashtu pranoi se ka pasur probleme me reagimin federal ndaj pandemisë.