Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar kundër uljes së vigjilencës ndaj koronavirusit të ri në verë në hemisferën veriore.
Zëdhënësja e OBSh-së Margaret Harris thotë se COVID-19 nuk është si gripi, që shpesh ndjek prirjet stinore:
"Njerëzit ende po mendojnë për stinët. Ajo që ne të gjithë duhet të mbajmë mend është që ky është një virus i ri, edhe pse është një virus i frymëmarrjes dhe viruset e frymëmarrjes në të kaluarën nuk kanë pasur një prirje drejt kësaj vale stinore të ndryshme. Ky (virus) është i ndryshëm."
Harris nxiti zbatimin e masave për të ngadalësuar transmetimin që po përhapet me anë të grumbullimeve masive.
Ajo paralajmëroi gjithashtu kundër mendimit se epidemia do të ketë disa valë, duke thënë se do të jetë një valë e madhe që duhet të ulet.