Këshilltari i presidentit amerikan për sigurinë kombëtare ka dalë pozitiv në testimin për koronavirusin e ri.

Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhet se nuk ekziston rreziku i ekspozimit për Trump-in ose zv. presidentin Mike Pence.

Sipas deklaratës, Robert O'Brien ka simptoma të buta e është në karantinë, duke punuar në një vend të sigurt jashtë Shtëpisë së Bardhë.

O'Brien është zyrtari më i lartë në administratën Trump i infektuar nga virusi.(Zhan Dian/Artan Goga)