Tokio duhet të organizojë Lojërat e shtyra Olimpike qoftë edhe me dyer të mbyllura nëse pandemia COVID-19 nuk vihet nën kontroll deri në verën e vitit 2021.
Një ekzekutiv i partisë qeverisëse japoneze tha se lojërat "duhet të zhvillohen patjetër, madje edhe pa spektatorë".
Lojërat e Tokio-s janë planifikuar të mbahen 23 korrik - 8 gushtin e vitit të ardhshëm.
Japonia ka pasur një rritje të qëndrueshme në shkallë vendi të rasteve me COVID-19 prej fillimit të korrikut. Vetëm të dielën, Tokio raportoi 239 raste të reja të konfirmuara. (Albana)