Mbajtja e maskave tani është e detyrueshme në vendet e mbyllura publike në mbarë Francën, për të parandaluar një valë të dytë të shpërthimit të koronavirusit të ri.
Shumica e qytetarëve e pranojnë këtë si një mjet të nevojshëm për të luftuar pandeminë.
Një shitës peshku nga La Bol thotë se shumica e banorëve aty tashmë mbajnë maskë që nga mbyllja, e cila përfundoi në maj, dhe do të respektojnë rregullat e reja:
"Që nga karantina, njerëzit në La Bol janë mësuar të mbajnë pothuajse gjithmonë maskë, kështu që tani për tani po respektojnë rregullat dhe nuk ka probleme."
Ata që shkelin rregullin e ri mund të paguajnë një gjobë prej 135 eurosh.
Franca ka raportuar mbi 170 mijë raste të konfirmuara të COVID-19, duke përfshirë më shumë se 30 mijë vdekje.