Autoritetet e shtetit australian të Viktorias e kanë bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave jashtë shtëpive nga banorët në qytetin e Melburnit, duke filluar nga e enjtja e kësaj jave.

Kryeministri i shtetit Daniel Andrews e bëri njoftimin pasi në Viktoria për dy javë me radhë ka pasur rritje treshifrore të rasteve të COVID-19.

Ky shtet raportoi 363 raste të reja të koronavirusit të dielën, nga 217 një ditë më parë.

Viktoria vendosi gati pesë milionë veta në një karantinim gjashtëjavor më 9 korrik.

Australia ka regjistruar rreth 11 800 raste të COVID-19 dhe 121 vdekje, por shpërthimi në Viktoria është në rritje.(Zhan Dian/Artan Goga)