Më 16 korrik, të dhënat ekonomike të tremujorit të dytë të Kinës që u publikuan nga Drejtoria Shtetërore e Statistikave tërhoqën vëmendjen e botës. Martin Jacques, një studiues i njohur britanik dhe një ekspert për Kinën, shprehu bindjen se tremujori i dytë i rritjes ekonomike nga negativ në pozitiv pasqyron rezistencën e fortë dhe energjinë e ekonomisë kineze. Sipas tij, epidemia COVID-19 do të ndryshojë peizazhin ekonomik të botës dhe ekonomia kineze do të luajë një rol më të rëndësishëm në të.
Kjo rritje ekonomike është shumë inkurajuese. Ne e dimë që rritja ekonomike e Kinës në tremujorin e parë u tkurr me 6.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, por tani ajo të rritet me 3.2% në tremujorin e dytë, duke treguar që Kina arriti të shmangë mahnitshëm zhytjen në recesion. Ky numër pasqyron fuqimisht ekzistencën dhe energjinë e ekonomisë kineze. Ashtu siç Kina arriti të mposhtë me sukses epideminë COVID-19, rimëkëmbja e shpejtë ekonomike përcolli të njëjtin mesazh të qartë se qeveria kineze ka aftësi të forta qeverisjeje.
Ai është i mendimit që qysh nga kriza financiare botërore 2008, ekonomia kineze është bërë motori i rëndësishëm i ekonomisë botërore. Pas shpërthimit të epidemisë COVID-19, ekonomia botërore nuk do të jetë më ajo e njëjta dhe Kina do të luajë rol më të rëndësishëm në shërimin e ekonomisë.
Ai shtoi se e prekur nga epidemia COVID-19, harta e ekonomisë botërore ka ndryshuar shumë dhe thelbi i ekonomisë botërore po kalon gradualisht nga SHBA-ja për në Kinë. “Do të presim këtë proces konkret, por mund të vëmë bast se kjo gjë do të ndodhë patjetër,” thotë Jacques.