Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro tha se edhe testimi i dytë për koronavirusin COVID-19 doli pozitiv, gjë që tregon se ai e ka ende virusin dhe nuk mund të kthehet në punë.
Bolsonaro e kreu testimin e parë javën e kaluar. Para këtij testimi, ai u përzie me turmat dhe nganjëherë nuk mbante maskë.
Presidenti ka këmbëngulur se ilaçi i diskutueshëm hidroksiklorokuin e ka ndihmuar në përballimin e virusit, pavarësisht se shkencëtarët kanë thënë se nuk ka asnjë dëshmi mjekësore që ky ilaç bën efekt. (Wang Lei)