Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka paralajmëruar se pandemia e koronavirusit mund ta kthejë botën me vite, apo edhe dekada prapa, për sa i përket zhvillimit ekonomik.
Ai thotë se ndikimi i pandemisë ka rënë në mënyrë shpërpjesëtimore mbi grupet më të rrezikuara shoqërore:"Orë pune të barasvlershme me rreth 400 milionë vende pune humbën në tremujorin e dytë të vitit 2020. Dhe po përjetojmë rënien më të madhe të të ardhurave për frymë që nga viti 1870. 70 - 100 milionë njerëz mund të hyjnë në varfëri ekstreme dhe rreth 265 milionë veta mund të përballen me pasiguri ushqimore deri në fund të vitit".Kreu i OKB-së bëri thirrje për një multilateralizëm përfshirës, të rrjetëzuar dhe efektiv për ta trajtuar krizën.
Ai shtoi se duhen gjetur mënyra të reja pune, mësimi dhe konsumi për të ecur përpara.(Zhan Dian/Artan Goga)