Qeveria gjermane thotë se është në rrugën e duhur për të shmangur një valë të dytë të infeksioneve nga koronavirusi.

Shefi i stafit të kancelares Angela Merkel Helge Braun shprehet se do të vazhdojnë masat e kontrollit, përfshirë distancimin shoqëror, mbajtjen e maskave dhe karantinimin në zonat me rritje të rasteve të reja të COVID-19.

"Fakti që numri i infeksioneve është shumë i ulët, është pikërisht suksesi i kësaj mase, i faktit që ruhet distanca, që ekzistojnë konceptet e higjienës, që mbahen maskat. Prandaj, kur numrat janë të ulët, këto masa nuk janë të vjetruara, por ne duhet të vazhdojmë t'i mbajmë ato, që t'i ruajmë këto nivele të ulëta të infeksionit," tha Braun.
Ai shtoi se Gjermania po shqyrton kufizimet e udhëtimit për rajonet e vendit të prekura nga shpërthimi i COVID-19.

Qytetarët që jetojnë në zonat ku ka pasur një rritje të papritur e të pashpjegueshme të rasteve të reja, nuk do të lejohen të largohen nga vendi.

Gjermania deri më tani ka raportuar mbi 200 mijë raste të konfirmuara, përfshirë më shumë se 9000 vdekje.