Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka paralajmëruar se pandemia e COVID-19 po përkeqësohet globalisht dhe gjërat nuk do të kthehen në normalitet në një të ardhme të afërt.

Tedros Adhanom Ghebreyesus vuri në dukje se, ndërsa shumë vende në Evropë dhe Azi e kanë vënë virusin nën kontroll, në shumë vende të tjera prirja është e kundërt.

Ai njoftoi se rreth 230 000 raste të COVID-19 iu raportuan OBSh-së të dielën, shumica e tyre nga vetëm dhjetë vende.

Shtetet e Bashkuara dhe Brazili janë goditur më rëndë nga pandemia e COVID-19.

Kreu i OBSh-së ka bërë thirrje për strategji gjithëpërfshirëse për të frenuar numrin e lartë të infektimeve të raportuara në shumë vende.