Përfaqësuesja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Rusi Melita Vujnoviç tha se koronavirusi i ri mund të ketë qenë në një gjendje jovepruese për një kohë të gjatë para shpërthimit të tij.
Sipas saj, ky virus ka jetuar te kafshët dhe më pas kaloi te njerëzit, por është e vështirë të thuhet se kur dhe ku ndodhi kjo gjë.
Vujnoviçi shtoi se OBSh-ja ka formuar një grup për të punuar me shkencëtarët kinezë për të gjetur origjinën e virusit.
Virologët spanjollë kanë zbuluar gjurmë të virusit në një mostër të ujërave të zeza të mbledhur në mars të vitit të kaluar, nëntë muaj para shpërthimit të COVID-9 në Kinë.
Edhe mostrat e ujërave të zeza nga dy qytete italiane treguan gjurmë të virusit në dhjetor.(Xu Guang)