Ministri i Zyrës së Kabinetit të Britanisë Michael Gove u shpreh se mbajtja e maskave në dyqane nuk duhet të jetë e detyrueshme.
Ai shtoi se maskat duhen vënë në mjedise të mbyllura, sidomos kur ventilatorët nuk funksionojnë mirë.
Kryeministri britanik Boris Johnson deklaroi javën e kaluar se, për të ndaluar shtimin e infeksioneve të reja nga COVID-19, mund të nevojitet shtrëngimi i rregullave për mbajtjen e maskave të fytyrës, sidomos në dyqanet në mbarë vendin.

Britanikëve tani u kërkohet të mbajnë maska në mjetet e transportit publik ose në spitale.
Në Britani janë konfirmuar afro 290 mijë raste të COVID-19 dhe mbi 44 mijë vdekje nga kjo sëmundje.(Zhang Yan)