Sipas njoftimeve të ABC-së të 9 korrikut, sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo deklaroi se ShBA-ja është lidere e luftës antiepidemike globale, megjithëse numrat e të prekurve dhe të vdekurve nga virusi në ShBA renditen në vendet e para të botës. Pompeo tha se e tërë bota i ka kthyer sytë drejt shkencëtarëve dhe studiuesve amerikanë, të cilat po bëjnë kërkime për metoda trajtimi të sëmundjes, dhe për t'i ndihmuar vendet në zhvillim në këtë luftë antiepidemike.

Sipas njoftimeve, Mike Pompeo kritikoi edhe "gabimet" e OBSh-së në trajtimin e epidemisë. Ai deklaroi pa asnjë provë se kjo organizatë "kishte histori të gjatë të korrupsionit dhe të politizimit, duke mos realizuar misionin thelbësor të saj gjatë disa dhjetëra viteve të kaluara."
Por ABC-ja komentoi se fjalët e Pompeos janë kundërthënëse. Para tre muajve ai u tha amerikanëve se OBSh-ja dhe shumë organizata botërore ndihmuan popujt e vendeve të ndryshme, duke përfshirë edhe amerikanët, "për të na bërë më të sigurt".
ABC-ja theksoi gjithashtu se tërheqja e ShBA-së nga OBSh-ja në këtë kohë do të "dëmtojë" punën antiepidemike globale. Më 9 korrik, revista e njohur britanike “The Lancet” publikoi një artikull të disa studiuesve amerikanë, ku thuhet që tërheqja e ShBA-së nga OBSh-ja jo vetëm është e paligjshme, por edhe kërcënon sigurinë shëndetësore të ShBA-së dhe tërë botës.
Fjalët e Pompeo-s janë kritikuar edhe gjerësisht nga përdoruesit amerikanë të internetit, të cilët mendojnë se Pompeo është “turpi i vendit”.


Sipas të dhënave nga Universiteti “Johns Hopkins”, në ShBA kjo pandemi ka vrarë mbi 130 000 veta, ndërsa numri i të prekurve është mbi 3.1 milionë.
Sipas një sondazhi të kohëve të fundit nga ABC-ja, dy të tretat e amerikanëve, ose 67 %, nuk e miratojnë trajtimin e koronavirusit nga presidenti Donald Trump. Ky është niveli më i lartë i pakënaqësisë për reagimin e kreut të Shtëpisë së Bardhë qysh nga shpërthimi i pandemisë.