Hotelet dhe motelet në Bullgari regjistruan një rënie mbi 90% të rezervimit dhe të të ardhurave në muajin maj për shkak të COVID-19.

Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave, shuma e përgjithshme e netëve për akomodim në maj ishte mbi 116 mijë, ose 92% më e ulët në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Për të huajt rënia ishte 97.6%, ndërsa për shtetasit bullgarë 86.1%.

Në të njëjtën kohë, të ardhurat e përgjithshme nga akomodimi në maj arritën në 3.1 milionë dollarë amerikanë ose 92.9% më pak se të njëjtën periudhë të një viti më parë.(Zhang Yan/Albana)