Administrata e Trump-it i ka njoftuar zyrtarisht Kombet e Bashkuara për tërheqjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Njoftimi për tërheqjen iu dërgua Sekretarit të Përgjithshëm të OBSh-së të hënën dhe do të hyjë në fuqi në korrik të vitit të ardhshëm.
Një zëdhënës i Antonio Guterres-it thotë se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së po verifikon me OBSh-në nëse janë përmbushur të gjitha kushtet për tërheqjen.
Sipas kushteve të tërheqjes, ShBA-ja duhet të përmbushë më parë detyrimet e saj financiare ndaj OBSh-së.
ShBA-ja është dhuruesja më e madhe e OBSh-së, duke i dhënë më shumë se 400 milionë dollarë në vit.
ShBA-ja i detyrohet OBSh-së 200 milionë dollarë nga kuotat e tanishme dhe të kaluara.
Presidenti Donald Trump deklaroi në maj që do të ndërpresë pjesëmarrjen e ShBA-së në OBSh, duke përmendur si arsye përgjigjen e kësaj organizate ndaj pandemisë së COVID-19 dhe marrëdhënien e saj me Kinën.
Por veprimi i kreut të Shtëpisë së Bardhë është kundërshtuar nga zyrtarë shëndetësorë dhe kritikë të administratës së tij.(Zhan Dian/Artan Goga)