Koronavirusi novel ka ekzistuar në të gjithë botën para se të niste në Kinë dhe shpërtheu kur u plotësuan kushtet e favorshme, tha një specialist i Universitetit të Oksfordit për “The Telegragh”.
"Unë mendoj se virusi ka qenë këtu - këtu do të thotë kudo. Ai ka qenë një virus i fjetur që është aktivizuar nga kushtet e mjedisit," tha të dielën Dr. Tom Jefferson, specialist i njohur në Qendrën për Mjekësi të Bazuar në Dëshmi (CEBM) në Oxford.
"Kishte një rast në Ishujt Falkland në fillim të shkurtit. Tani nga erdhi ai? Kishte një anije lundrimi që shkonte nga jugu i Georgia-s për në Buenos Aires dhe pasagjerët u ekzaminuan dhe pastaj në ditën e tetë, kur nisën lundrimin drejt Deti Weddell, u zbulua rasti i parë. A ishte në ushqimin e ngrirë dhe u aktivizua?" tha ai.
"Gjëra të çuditshme si kjo kanë ndodhur me gripin spanjoll. Në vitin 1918, rreth 30 për qind e popullsisë së Samoa-s Perëndimore vdiqën nga gripi spanjoll dhe ata nuk kishin pasur asnjë komunikim me botën e jashtme," shtoi Jefferson.
"Shpjegimi për këtë mund të jetë vetëm se këta agjentë nuk vijnë ose shkojnë askund. Ata janë gjithmonë këtu dhe diçka i ndez ata, mbase dendësia e popullisës ose kushtet mjedisore, dhe kjo është ajo që duhet të gjejmë," theksoi ai, duke argumentuar se ka prova që virusi ishte diku tjetër përpara se të shfaqej në Azi.
Javën e kaluar, virologët spanjollë njoftuan zbulimin e gjurmëve të koronavirusit novel në një mostër të ujërave të ndotura të Barcelonës të gjetura në marsin e 2019-s, nëntë muaj para se të identifikohej COVID-19 në Kinë.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Italian tha muajin e kaluar se uji i ujërave të zeza nga Milano dhe Torino tregoi gjurmë të koronavirusit në 18 dhjetor, shumë kohë para se të konfirmuan rastet e para të vendit. (Albana)