Ish-president i Brazilit Luiz da Silva thotë se vendi i tij duhet të mësojë nga përpjekjet e Kinës për të luftuar kundër epidemisë së koronavirusit të ri.
Sipas Da Silvas, qeveria braziliane duhet ta trajtojë më mire situatën e COVID-19:
"Ka edhe diçka tjetër të pabesueshme. E kam fjalën që, ndryshe nga Kina, që kishte krizë në një qytet dhe e izoloi menjëherë qytetin për të ndaluar përhapjen e koronavirusit të ri në të tërë vendin, Brazili bëri të kundërtën. Presidenti i Brazilit në fillim nuk besoi që koronavirusi i ri ekzistonte, pastaj mendoi se ishte nga Kina. Ai tha se ishte një grip i zakonshëm që nuk do të dëmtonte askënd. Por numri i të infektuarve nga kornavirusi i ri dhe i të vdekurve vetëm sa po rritet. "
Deri tani Brazili ka raportuar më shumë se 1.6 milion raste të konfirmuara me COVID-19, duke u renditur në vend të dytë në botë pas ShBA-së. (Çang Çuo)