Foto:CNBC

Foto:CNBC

Agjencia Kombëtare për Punësim dhe Aftësive, njofton se 643 subjekte dhe 2,238 punëkërkues të papunë kanë përfituar nga programet e nxitjes së punësimit gjatë vitit të shkuar.

Sa i takon shpërndarjes gjeografike, rreth 59% e numrit të pjesëmarrësve paraqiten në rajonet Tiranë, Durrës, Fier dhe Shkodër.

Numri më i lartë i punësimeve përmes punësimit dhe formimit nëpërmjet punës, rezulton në Industrinë Përpunuese, Akomodimin dhe Shërbimin Ushqimor, Ndërtim dhe Tregti.

Referuar projektdokumentit të programit buxhetor afatmesëm 2023 – 2023, përgjatë 3 viteve të ardhshme nëpërmjet programit “Tregu i Punës” synohet të punësohen në total 7 710 të papunë nga grupet e veçanta.

Fondi i vënë në dispozicion për tregun e punës planifikohet në rritje gradauale, nga 2.4 milardë lekë që është aktualisht, në mbi 2.6 miliardë lekë në 2025-ën.(Fatosi)