Infektimet Covid (Foto RTSH)

Infektimet Covid (Foto RTSH)

Rritja e ndjeshme e infektimeve me Covid gjatë muajit qershor dhe korrik duket se vuri në lëvizje të pavaksinaurit. Mjekët konstatojnë se gjatë muajve të verës u rrit kërkesa për vaksinim me dozën e parë të vaksinës anti-Covid, por edhe ajo për dozën e katërt, përcjell “RTSH”.

Mjekët thonë se vala e infektimeve nga nënvariatet e Omikron BA.4 dhe BA.5 po prek të gjitha moshat, si të vaksinuar dhe të pavaksinuar. Pacientët po e kalojnë fatmirësisht lehtë, me lëngje dhe vitamina dhe simptomat zgjasin 3-4 ditë.

Tirana është qarku me numrin më të lartë të infektimeve me mbi 1400 raste aktive me Covid 19, por numri real supozohet të jetë më i lartë pasi shumë persona shfaqen indiferentë ndaj testimeve edhe kur kanë shenja të sëmundjes. (Elona)