Qeveria shqiptare, nëpërmjet një urdhri, ka vendosur ta përcaktojë linë e majmunit si një sëmundje infektive. Ministria e Shëndetësisë mori të hënën vendimin që këtë sëmundje ta shtojë në listën e sëmundjeve infektive, raporton “RTSH”. Në Shqipëri, sipas të dhënave zyrtare, deri tani nuk është regjistruar asnjë rast me linë e majmunit.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se ka marrë masa, duke pajisur Institutin e Shëndetit Publik me teste për identifikimin dhe diagnostikimin e kësaj sëmundjeje. Sipas Qendrës Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve, Shqipëria vlerësohet me risk të ulët sa i përket lisë së majmunit. (Elona)