Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit njoftoi se shërbimet online për qytetarët dhe bizneset janë normalisht të aksesueshme në e-Albania, pas thuajse 4 javësh nga sulmi kibernetik.

Sipas AKSHI-t, tashmë mijëra shërbime online mund të përdoren nga qytetarët dhe bizneset me të njëjtën shpejtësi dhe lehtësi si më parë.

Po ashtu, u njoftua se platforma e-Albania aksesohet dhe nga jashtë territorit të Republikës Shqipërisë dhe mund të aplikohet për 36 shërbimet konsullore.

AKSHI shprehu mirënjohje për të gjithë punonjësit e ekipit, që ia dolën të rikuperojnë, në një kohë rekord, shërbimet publike online, si dhe skuadrën speciale të “Microsoft” për ndihmën e ofruar gjatë gjithë këtyre ditëve. (Irma)