Foto: RTSH

Foto: RTSH

Mali i Zi ka nënshkruar Marrëveshjen Themelore me Kishën Ortodokse Serbe, marrëveshje e cila parasheh rregullimin e marrëdhënieve mes Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe me bazë në Beograd.

Lajmi është konfirmuar nga kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic.

Kjo marrëveshje përmban kryesisht obligimet e shtetit dhe institucioneve ndaj kësaj bashkësie fetare, bën të ditur “RTSH”.

Me anë të kësaj marrëveshjeje, Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi i mundësohet eksterritorialiteti i objekteve fetare, hapet mundësia e mësimit fetar në shkollat publike, i jepen kompetenca publike-juridike dhe në disa fusha i mundësohet statusi ligjor i barabartë me institucionet shtetërore.

Qeveria e Malit të Zi e miratoi më 8 korrik Marrëveshjen Themelore. (Elona)