Revista Elle per Shqiperine (Foto Rtsh)

Revista Elle per Shqiperine (Foto Rtsh)

Tirana renditet e dyta në Europë në destinacionet e verës së këtij viti, i cili riktheu udhëtimet në mbarë globin, pas mbylljes së gjatë të pandemisë.

Raporti i perspektivës së udhëtimeve për vitin 2022 nga “Forward Keys” zbulon se kryeqyteti shqiptar është në top listën e 10 vendeve më të vizituara për 3-mujorin e tretë të këtij viti, ku në vend të parë është Antalia e resorteve turistike, ndërsa Tirana e dyta, duke lënë pas edhe Mikonos, apo të tjera destinacione shumë të preferuara.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka postuar raportin, veçon faktin se Tirana, edhe pse nuk ka plazhe ekzotike, është ndër më të vizituarat në Europë.

Sondazhi i turizmit (Foto Rtsh)

Sondazhi i turizmit (Foto Rtsh)

“Tirana është numri 2 në Europë këtë verë dhe nuk është as ishull, nuk ka as det”, -shkruan Veliaj.

Sipas “Forward Keys”, preferenca aktuale për pushimet verore ilustrohet nga një krahasim i dhjetë destinacioneve më të mira të plazhit dhe atij urban në Europë, të renditura sipas rezervimeve të fluturimeve në tremujorin e tretë krahasuar me vitin 2019. Lista kryesohet nga Antalia, me një rritje prej 81%, Tirana 36%, Mikonos, 29%, ndërsa në listën urbane katër destinacionet kryesore janë: Napoli, Stambolli, Athina dhe Lisbona. (Irma)