Transporti urban ne Tirane (Foto Rtsh)

Transporti urban ne Tirane (Foto Rtsh)


Qytetarët në Tiranë rrezikojnë të përballen me mungesën e shërbimit urban në muajin gusht ose rritjen e çmimit të biletës. Përmes një njoftimi, Unioni i Transportit Publik i bën thirrje autoriteteve të miratojnë një paketë tjetër ndihme, pasi siç thonë ata shërbimi rrezikon të mbyllet për shkak të kostove të rritura nga çmimi i lartë i karburanteve, përcjell “RTSH”.

“Unioni i Transportit Publik i kërkon instancave shtetërore ndërhyrjen e menjëhershme për miratimin e vendimit subvencionues për vijueshmërinë e paketës antikrizë, ose në pamundësi të saj rritjen e çmimit biletës të biletës për ta kthyer këtë shërbim rentabël”, -shkruhet në njoftim.

Në këto kushte, operatorët e transportit urban në kryeqytet paralajmërojnë mungesën e aboneve për muajin gusht.

“Në rast të mos reagimit, operatorët nuk mund të ofrojnë biletat mujore (abone) për muajin gusht 2022, duke shkuar në këtë formë drejt mbylljes totale”, paralajmëron Unioni.

Në paketën e parë të rezistencës sociale, qeveria dha 500 milionë lekë për kompensimin e rritjes së çmimit të transportit publik. (Irma)